DnV-ja nesër në konferencë paraqet mbarëvajtjen e fushatës
Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, do të mbajë nesër konferencë për media që do të nisë nga ora 14:00. Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të paraqiten të dhënat në lidhje me mbarëvajtjen e tërë fushatës zgjedhore. “Në konferencë do të paraqiten të dhënat lidhur me mbarëvajtjen e tërë fushatës zgjedhore, mbulimin medial,…
Lajme
Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, do të mbajë nesër konferencë për media që do të nisë nga ora 14:00.
Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të paraqiten të dhënat në lidhje me mbarëvajtjen e tërë fushatës zgjedhore.
“Në konferencë do të paraqiten të dhënat lidhur me mbarëvajtjen e tërë fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhen e urrejtjes dhe shpenzimet në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim.
Nesër zyrtarisht përfundon edhe fushata zgjedhore e cila ka nisur më 11 janar të këtij viti për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.