DnV evidenton parregullsi
“Demokracia në Veprim” po vazhdon të monitorojë procesin e rivotimit në Veriun e Mitrovicës.

Lajme
Monitoruesit e DNV kanë paraqitur disa parregullsi nga vendvotimet në Veri të vendit.
Sipas vëzhguesve të këtij koalicioni të OJQ’ve, deri në orën 13:00, kanë votuar rreth 10 për qind e votuesve.
DnV ka dalë me të dhëna mbi mbarëvajtjen e procesit të votimit.
“Sipas vëzhguesve të DnV’së është raportuar se në krahasim me procesin e votimit të mbajtur më 3 nëntor, pjesëmarrja e qytetarëve është më e madhe ku shihen grupe të qytetarëve duke pritur në radhë për votim në të tri qendrat e votimit”.
“Po ashtu, vëzhguesit e DnV’së, kanë raportuar raste të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime në mënyrë të organizuar (grupe të punëtorëve)”.
Gjithashtu, sipas monitoruesve të tyre, parregullsitë të cilat po e përcjellin procesin e votimit në këtë pjesë janë disa.
Prezenca e materialeve propaganduese të subjekteve politike afër qendrave të votimit, raste të votimeve familjare, probleme me listat e votuesve, po ashtu në shumicën e vendvotimeve janë identifikuar shumë raste ku votuesit nuk kanë arritur t’i gjejnë emrat e tyre në listën e votuesve dhe të njëjtit janë detyruar të votojnë me kusht.