DMC zbulon McLaren 12C Velocita

DMC ka zbuluar modelin e ri të përmirësuar të McLaren, të cilin e ka quajtur modeli 12C Velocita edicioni 'Erë'.

Auto & Tek

02/09/2014 21:59

McLaren ndosha e ka zëvendësuar modelin 12C me modelin 650s, por modeli i shkuar mbetet ende i popullarizuar tek njerëzit sidomos pas përmirësimit të bërë nga DMC.

Kompania gjermane për përmirësimin e veturave, DMC, sapo ka zbuluar modelin e tij Velocita, transmeton Lajmi.net.

Modeli 12C Velocita përfshin një mbrojtës të ri përpara me buzë spojleri, stil të jashtëm si të F1 dhe një shpatë në qendër së bashku me një shpërndarës të ri dhe një spojler me peshë të lehtë.

DMC gjithashtu përmirësoi edhe motorin 3.8 litërsh turbo V8 të veturës, duke e rritur fuqinë nga 592 kuaj-fuqi në 660.

Kjo veturë që shihet në foto ishte fotografuar në Cannes, Francë dhe është pronë e një klienti saudit.