Djemtë e Fadil Fazliut reagojnë pasi u lirua nga paraburgimi: Sprovat nuk ta thyen asnjëherë, përkundrazi të bënë edhe më të fortë

Fadil Fazliu sot është liruar me kusht nga paraburgimi në Hagë, ku po qëndronte më shumë se 1 vit, nën akuzat e Gjykatës Speciale. Pas lirimit, dy djemtë e tij, Fahri Fazliu dhe Gzim Fazliu kanë reaguar në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net. “Mirë se u ktheve në atdhe, babi im, Fadil Fazliu! Me ballin lart…

Lajme

10/02/2026 14:56

Fadil Fazliu sot është liruar me kusht nga paraburgimi në Hagë, ku po qëndronte më shumë se 1 vit, nën akuzat e Gjykatës Speciale.

Pas lirimit, dy djemtë e tij, Fahri Fazliu dhe Gzim Fazliu kanë reaguar në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

“Mirë se u ktheve në atdhe, babi im, Fadil Fazliu! Me ballin lart dhe me dinjitet të pathyeshëm dole nga burgu i Hagës, ashtu siç ke qëndruar gjithmonë i fortë, i drejtë dhe krenar. Sprovat nuk ta thyen asnjëherë, përkundrazi të bënë edhe më të fortë. Ti je frymëzim dhe krenari për familjen, për të gjithë ne dhe për kombin shqiptar!”, shkruan në postimet e tyre dy djemtë e Fadil Fazliut.

Përveç Fadil Fazliut, sot u liruan edhe Haxhi Shala dhe Bashkim Smakaj./lajmi.net/