Djegia e veturës në Prishtinë, Komuna e Prishtinës thotë se zjarri është vënë nën kontroll në kohë rekord
Sot, në afërsi të ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, një automjet është përfshirë nga zjarri, duke krijuar panik dhe rrezik për kalimtarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion. Komuna e Prishtinës përmes një reagimi ka thënë se falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të Kryeqytetit dhe ndërhyrjes profesionale të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, zjarri…

Lajme
Sot, në afërsi të ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, një automjet është përfshirë nga zjarri, duke krijuar panik dhe rrezik për kalimtarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.
Komuna e Prishtinës përmes një reagimi ka thënë se falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të Kryeqytetit dhe ndërhyrjes profesionale të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, zjarri është vënë nën kontroll në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen dhe rrezikun për jetën dhe pronën përreth.
“Po ashtu, një falënderim i veçantë për bashkëpunimin dhe koordinimin me Policinë e Kosovës që siguroi perimetrin dhe menaxhoi trafikun në një zonë mjaft të frekuentuar. Rasti i sotëm është një tjetër dëshmi e rëndësisë së gatishmërisë, bashkëpunimit institucional dhe përgjegjësisë qytetare për sigurinë e përbashkët”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: