Djegia e një depoje në Gjilan, zjarri kaploi edhe dy lokale të tjera – Policia jep detaje shtesë
Një depo e një kompanie private është përfshirë nga zjarri dje (e martë) në Gjilan, ndërsa zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshirë edhe dy lokale të tjera. Policia ka njoftuar se ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Rasti vazhdon të jetë nën hetime, shkruan lajmi.net. “Gjilan / 04.02.2025…
Lajme
Një depo e një kompanie private është përfshirë nga zjarri dje (e martë) në Gjilan, ndërsa zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshirë edhe dy lokale të tjera.
Policia ka njoftuar se ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime, shkruan lajmi.net.
“Gjilan / 04.02.2025 – 08:15. Është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie private dhe pas pak zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshirë edhe dy lokale tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/