Djegia e Kur’anit në Prizren, Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit të dyshimtë
Një qytetar është parë duke e shqyer librin e shenjtë Kur’anin. Kjo ngjarje ndodhi në qytetin e Prizrenit, ku kamerat kishin kapur personin e dyshimtë i cili po e shqyente këtë libër. Pas publikimit të pamjeve nga ky rast, Policia e Kosovës ka reaguar duke filluar hetimet në drejtim të veprës nxitje e mosdurimit fetar.…

Lajme
Një qytetar është parë duke e shqyer librin e shenjtë Kur’anin. Kjo ngjarje ndodhi në qytetin e Prizrenit, ku kamerat kishin kapur personin e dyshimtë i cili po e shqyente këtë libër.
Pas publikimit të pamjeve nga ky rast, Policia e Kosovës ka reaguar duke filluar hetimet në drejtim të veprës nxitje e mosdurimit fetar.
Madje policia përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për kapjen e personit që shihet në pamjet e siguruara. Në lidhje me këtë rast pati edhe reagime të shumta.
Mirëpo në lidhje me këtë Prokuroria Themelore ka marrë një vendim për të autorizuar policinë që të ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e kryesit dhe në grumbullimin e provave të nevojshme.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Prokuroria Themelore në Prizren.
“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se, Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar policinë që të ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e kryesit dhe në grumbullimin e provave të nevojshme”, thuhet në përgjigje.
Tutje nga kjo Prokurori kanë thënë se vlerësojnë se kemi të bëjmë me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
“Prokuroria ka vlerësuar se kemi të bëjmë me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e cila vepër penale me Ligjin e ri për Prokurorinë Speciale ka kaluar në kompetencë të PSRK-së, ku e njëjta është njoftuar për rastin, dhe veprimet e mëtutjeshme hetimore është duke i ndërmarrë kjo e fundit”, theksohet në përgjigje.
E nga pamjet e publikuara u tha se ngjarja ka ndodhur në këtë muaj, ku myslimanë të shumtë janë në agjërim -përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit./Lajmi.net/