Dje Fahrije Hoti i bëri thirrje që t’u kërkojë falje publike grave të Krushës, sot Peci thotë se atje u investuan 1.9 milionë euro
Kompania “Gratë e Krushës” e drejtuar nga Fahrije Hoti kanë mbajtur dje një konferencë për media. Në këtë konferencë, Fahrije Hoti ka deklaruar se asnjëherë s’ka pranuar ndonjë ftesë nga gjykata, siç kishte deklaruar ministri i Bujqësisë, Faton Peci se ajo po hetohej. Përpos kësaj, Fahrije Hoti deklaroi se kompania e saj është ndërtuar mbi…
Lajme
Kompania “Gratë e Krushës” e drejtuar nga Fahrije Hoti kanë mbajtur dje një konferencë për media.
Në këtë konferencë, Fahrije Hoti ka deklaruar se asnjëherë s’ka pranuar ndonjë ftesë nga gjykata, siç kishte deklaruar ministri i Bujqësisë, Faton Peci se ajo po hetohej.
Përpos kësaj, Fahrije Hoti deklaroi se kompania e saj është ndërtuar mbi dhimbje, lot e sakrifica dhe se s’do të lejojë që askush të tentoj të njollos emrin e saj e të grave të Krushës.
Hoti ka bërë thirrje që ministri Peci t’u kërkojë falje publike.
E ministri ka zgjedhur që as mos t’i përgjigjet kësaj thirrje, por të thotë “kinse” ka investuar shumë si ministri në Krushë.
1.9 milionë euro thuhet të jenë thënë brenda mandatit qeverisës për mbështetjen financiare për gra e bura, fermerë të Krushës përmes subvencioneve dhe granteve, transmeton lajmi.net.
“Për tokën e larë me gjak të Krushës, për tokën e begatë të Kosovës”, shkroi ministri./Lajmi.net/