Djaloshi që u bë hit në internet me vallëzimin e tij

Kur një tifozi të ri të bejsbollit iu dhanë gjashtë sekonda në qendër të vëmendjes ai bëri disa lëvizje të paharrueshme që e bënë atë një legjendë të internetit.

Fun

26/06/2014 21:51

Një tifoz i ri i bejsbollit tani është një senzacion global pasi dha më të mirën e tij në momentin kur e kishte kapur kamera e stadiumit.

Kamera kapi tifozin e Miami Marlins, identiteti i të cilit ende nuk dihet, në një pauzë të shkurtër në gjatë lojës.

Por, teksa të rriturit tundnin duart e tyre për të fituar vëmendjen, ishte djaloshi i vogël me vallëzimin e tij ai të cilin të gjithë po e shikonin.

Në vetëm gjashtë sekonda ai arrin ta nxjerrë gjuhën e tij jasht sikur Miley Cyrus, bën me gishta shenjën e paqes së viteve të 60-ta dhe grushton gjoksin e tij si një gangster para se ta ngritë këmishën e tij dhe të dridhë të pasmet e tij.

Kuptohet, ai u bë një senzacion në internet dhe videoja, e cila është postuar në Vine, ka pasur më shumë se 335,000 cicërima në Twitter dhe 20,000 shpërndarje në Facebook.