Djaloshi me gjinjë femre

Ndonjëherë, por vetëm ndonjëherë, interneti mund të jetë një vend i bukur.

Fun

21/05/2014 22:37

Kur një djalosh i ri kishte postuar në Reddit duke thënë se ai po e konsideron mundësinë për të bërë vetëvrasje për shkak të \’gjinjëve\’ të tij, Christopher Pineda vendosi se ishte koha për të ndërmarrë një hap për këtë gjë.

Ashtu si djaloshi që kishte postuar në Reddit, Chris vuan nga gynaecomastia, një ç\’rregullim që shkakton rritjen e gjoksit më të madh se normalisht tek meshkujt.

Chris i\’u përgjigj në Reddit djaloshit duke i shkruar: \”Unë vetëm dua të të them se është në rregull të ndihesh në atë mënyrë. Ju nuk jeni duke bërë gabim që ndiheni ashtu, kjo është e natyrshmë duke pasur parasysh problemin me të cilin ne jemi duke u përballur. Është e vështirë, edhe unë jam ndjerë në të njejtën mënyrë, dhe ende ndihem ashtu kohë pas kohe.

Ai ia dedikoi atij videon të cilën e bëri për të ndihmuar të fuqizojë vetveten dhe të tjerët.

Videoja tregon Chris-in, gjysmë të zhveshur duke qëndruar para pasqyrës.

Ai e fillon videon në mënyrë prekëse duke thënë: \”Më vjen keq nëse ju ofendoj, kjo video ka qëllim të mirë.\”

Ai pastaj vazhdon të shpjegojë se edhe pse të jetosh me gynaecomastia është e vështirë, përfundimisht nuk i\’a vlen t\’i japësh fund jetës tuaj: \”Kjo nuk e ka bërë jetën time të lehtë siç mund ta imagjinoni. Unë nuk ndihem dëshpëruar, aspak madje. Po, unë jam i pikëlluar, por jo i dëshpëruar. Çfarë unë jam, është shumë frustruese.\”

Ai e përfundon videon duke thënë: \”Pra, nëse keni ndonjë pyetje, dëshironi të flisni me mua për ç\’rregullimin tuaj, gjërat nëpër të cilat keni kaluar… flisni me mua, unë jam këtu.\”

Pjesa më e bukur e kësaj historie megithatë është mbështetja e madhe që është treguar ndaj tij që nga postimi i videos së tij. Për fat të keq ka pasur edhe disa komente të këqija, por shumica kanë treguar mbështetje.