Djaloshi me autizëm fiton aftësinë për të folur pas trajtimit me vaj kanabisi

Kalel Santiago nga Puerto Rick u diagnostifikua me një formë të rrallë të kancerit qysh në moshën 10-muajshe. Ai më pas bëri kimioterapi, trajtime të rrezatimit dhe operacion për dy vite – dhe shpëtoi.

Lifestyle

24/06/2015 16:21

Më pas, ai u diagnostifikua me diçka të përhershme: autizëm të rëndë që e la atë në pamundësi për të folur.

“Ndërsa ai ishte në spital, ne vumë re se ai nuk po fliste dhe kishte disa sjellje që nuk dukeshin mirë, si rrotullimi i duarve dhe ecja në gishtërinj,” tha babai i tij Abiel Gomez Santiago për Yahoo News. “Por, ne pritëm derisa ai i mbushi 3 vjet dhe derisa u shërua nga kanceri për të parë sjelljen e tij,” shton ai.

Ai dhe gruaja e tij Gladys bën një kurs edukativ mbi autizmin. Ata provuan shkolla të ndryshme dhe terapi dhe përfundimisht gjetën sukses mbresëlënës në një shkollë të veçantë pranë shtëpisë së tyre, transmeton Lajmi.net.

Përfundimisht, familja Santiago u mahnit nga një trajtim me potencial të vërtetë shërues: trajtimi me vajin e kanabisit.

Përmes një programi për mbledhjen e fondeve, ata ishin në gjendje që të marrin një shishe të vogël të vajit. Kalel-it iu dha një dozë orale dy herë në ditë. Brenda vetëm dy ditësh, fitoi aftësinë për të folur.

“Ai na befasoi neve në shkollë duke qenë në gjendje që të fliste shkronja të tilla si A-E-I-O-U. Ishte hera e parë që ai mund të fliste,” thotë Abiel. “Nuk mund ta imagjinoni se sa shumë emocione kishim, të dëgjonim zërin e tij për herë të parë. Ishte mahnitëse. Mësuesi e incizoi atë dhe e dërgoi incizimin tek ne dhe ne kuptuam se trajtimi me vaj të kanabisit ishte e vetmja gjë e mirë që ai kishte përdorur,” shton ai.

e9981156a9086735c45ea8f538dd9a491d504820

Menjëherë pas kësaj, ai filloi të përdorë bashkëtingëlloret, gjithashtu, një gjë që kurrë nuk u mendua se është e mundur, transmeton Lajmi.net.

“Ai tha, ‘amo mi mama’, ‘e dua nënën time’,” thotë Abiel. “Nuk e dini se sa shumë i falënderoj krijuesit e vajit të kanabisit,” thotë ai.

Historia e Kalel është një tjetër dëshmi se kanabisi është shërues dhe marijuana duhet të legalizohet plotësisht.