Djaloshi 9-muajsh i akuzuar për tentim vrasje
Një fëmijë 9-mujash ka dalur para një gjykate në Pakistan. Ai akuzohet për tentim vrasje, kërcënim ndaj policisë dhe ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit.
Bota
Muhammad Mosa Khan, është në mesin e 30 personave që janë akuzuar pas ndërhyrjes së policisë për kapjen e personave që dyshohen për grabitjen e gazit në Lahore, Pakistan.
Policia thotë se i dyshuari ka tentuar të vrasë oficerët e sigurisë duke i qëlluar ata me gurë, raporton BBC.
I dyshuari ka dalur para gjykatës në prehërin e babait, i cili gjithashtu është i dyshuar për rastin në fjalë.
Akuza e vrasjes kundër fëmijës ka alarmuar ministrin e Punjab-it, Muhammad Shahbaz Sharif. Ai ka kërkuar sqarim nga personat përgjegjës që e kanë sjellur fëmijën në gjykatë.