Djali ushtron dhunë ndaj babait të tij në Vitomiricë të Pejës, i dyshuari është recidivist i dhunës në familje

Një person ka raportuar se është dhunuar nga djali i tij në Vitomiricë të Pejës. I dyshuari sipas Policisë është recidivist i dhunës në familje i cili në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike. Ai është arrestuar dhe pas tretmanit mjekësor në repartin psikiatrik, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. “Vitomiricë 25.06.2025-19:00. Është…

Lajme

26/06/2025 09:54

Një person ka raportuar se është dhunuar nga djali i tij në Vitomiricë të Pejës.

I dyshuari sipas Policisë është recidivist i dhunës në familje i cili në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike. Ai është arrestuar dhe pas tretmanit mjekësor në repartin psikiatrik, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Vitomiricë 25.06.2025-19:00. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar ka pësuar dhunë nga djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar-recidivist i ‘Dhunës në familje’, i cili në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari është arrestuar dhe pas tretmanit mjekësor në repartin Psikiatrik, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/