Djali u vesh si nëna e tij për t’ia kaluar testin e vozitjes

Të tentoni dhe të dështoni në testin e vozitjes mund të jetë jashtëzakonisht frustrues, kështu që një djalë bëri hapin për  nënën e tij, pasi që kishte dështuar 3 herë radhazi.

Fun

13/12/2019 09:46

Patjetër, ju ndoshta jeni të vetëdijshëm se testet e vozitjes nuk janë vetëm diçka që mund t’ia kaloni dikujt tjetër kur dështoni.

I gjithë qëllimi i testit është që ta vërtetoni se sa të mirë jeni në vozitje, kështu që të hyj dikush tjetër në vend të tuajin  është e kundërta e këtij qëllimi, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Pasi ka dështuar tri herë në testin e vozitjes, 60 vjeçarja vendosi ta lë djalin e saj- edhe pse ishte ide jo morale dhe e rrezikshme.

Kështu djali i saj u vesh si nëna e tij dhe jo vetëm ai bëri makiazh, bëri flokët ashtu si nëna e tij.

Edhe pse ai dukshëm u duk si nëna e tij, një gjë nuk arriti ta bëjë, ta ndryshoj zërin e thellë të një mashkulli, gjë që e bëri instruktorin të dyshoj. Po ashtu, duart e tij të mëdha bënë që instruktorit të mos i duket në rregull dhe vendosi ta ri kontrollojë kartën e identitetit, një lëvizje që i zbuloi planin e nënës se djalit.

Djali u arrestua për ‘vjedhje të identitetit’, edhe pse ai argumentoi se ishte duke tentuar ta ndihmonte nënën e tij, një gjë që me të vërtet po e bënte. /Lajmi.net/

YouTube player