Djali sulmoi babain e tij në Lipjan, dërgohet në repartin e psikiatrisë për trajtim të shëndetit mendor

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Lipjan. Djali ka sulmuar babain e tij, shkruan lajmi.net. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe për shkak të gjendjes së tij mendore, është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK. “Lipjan  20.10.2026-22:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar bababë e…

Lajme

21/10/2026 09:59

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Lipjan.

Djali ka sulmuar babain e tij, shkruan lajmi.net.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe për shkak të gjendjes së tij mendore, është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK.

“Lipjan  20.10.2026-22:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar bababë e tij.  I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor dhe për shkak të gjendjes së tij mendore, në konsultim me prokurorin është dërguar në QKUK për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë. Rasti në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/