Djali i zyrtarit të vrarë Smajl Hajdaraj në listë për deputet, jo nga LDK-ja por nga Vetëvendosje

Garës për deputet të Kuvendit të Kosovës këtë herë i është future edhe një personalitet i njohur për publikun. Bëhet fjalë për Shpëtim Hajdarajn, djali i zyrtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdaraj. Shpëtim Hajdaraj për “çudi” nuk do të jetë pjesë e listës së formuar nga Lumir Abdixhiku në LDK, por…

Lajme

12/12/2024 11:26

Garës për deputet të Kuvendit të Kosovës këtë herë i është future edhe një personalitet i njohur për publikun.

Bëhet fjalë për Shpëtim Hajdarajn, djali i zyrtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdaraj.

Shpëtim Hajdaraj për “çudi” nuk do të jetë pjesë e listës së formuar nga Lumir Abdixhiku në LDK, por do të kandidojë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe vrasja e Smajl HAjdarajt është një prej vrasjeve më tronditëse ët pasluftës në Kosovë, që ndodhi saktësisht më 17 janar 2002, kur ish-deputeti Hajdaraj ishte qëlluar për vdekje në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.

Atë e vranë persona që ende nuk janë identifikuar dhe rasti vazhdon të bredhë nëpër institucione vendore të drejtësisë, raporton lajmi.net.

Shpëtim Hajdaraj, djali i tij shpesh herë është shprehur i zhgënjyer me drejtësinë në vend, s ai përket hetimeve për vrasjen e babait.

Para se të vritej Hajdaraj, rreth 40 aktivistë dhe anëtarë të LDK-së ishin vrarë gjatë viteve të luftës 1998/99 dhe rreth dhjetë të tjerë ishin plagosur.  Këto vrasje të kryera gjatë luftës dhe në vitet e para të pasluftës që i paraprinin njëra-tjetrës, kishin krijuar një klimë të tensionuar gjatë atyre viteve në Kosovë.

Në listën e VV-së së Albin Kurtit Shpëtim Hajdaraj mban numrin 57./Lajmi.net/