Djali i Kadri Veselit arrin në Hagë për të dëgjuar dëshmitarët e mbrojtjes

Sot nis dëshmia e mbrojtjes në gjykimin e katër ish krerëve të UÇK-së. I pari që do të dëshmojë është  James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë. Në Gjykatën Speciale në Hagë ka shkuar…

Lajme

15/09/2025 08:55

Sot nis dëshmia e mbrojtjes në gjykimin e katër ish krerëve të UÇK-së. I pari që do të dëshmojë është  James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë.

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka shkuar edhe Klestor Veseli, djali i ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Përpos tij, dëshmitë e mbrojtjes nga afër do t’i ndjekin edhe familjarët e ish presidentit Hashim Thaçi.