Djali i Jakup Krasniqit bën thirrje për protestë: Protestoni sot bashkë me ne- jo për individët, por për luftën e drejtë të UÇK-së

Deputeti Altin Krasniqi, njëherësh djali i Jakup Krasniqit ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen sot protestës që do të mbahet në ora 17:00. Ai theksoi se kjo protestë nuk ka të bëjë me mbrojtjen e disa individëve, por me mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krasniqi deklaroi se protesta është kundër…

Lajme

07/08/2025 11:31

Deputeti Altin Krasniqi, njëherësh djali i Jakup Krasniqit ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen sot protestës që do të mbahet në ora 17:00.

Ai theksoi se kjo protestë nuk ka të bëjë me mbrojtjen e disa individëve, por me mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi deklaroi se protesta është kundër përpjekjeve për të barazuar agresorin me viktimën dhe ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së, transmeton lajmi.net.

“Protestoni sot bashkë me ne! Jo për individët, por për çka ata përfaqësojnë – për luftën e drejtë dhe të shenjtë të UÇK-së. Ata luftuan për ne, ne sot kemi obligim moral të ngrihemi për ta”, shkroi ndër të tjera ai./Lajmi.net/