Djali i Donald Trump shpërndan postimin me kritika të Grenellit ndaj Albin Kurtit
Reagimin brutal demantues të Richard Grenell-it ndaj Albin Kurtit se është “absolutisht e rreme” dhe “mos i besoni” në atë që pretendon se marrëdhëniet Kosovë – ShBA “kurrë nuk kanë qenë më të mira se sa gjatë qeverisjes time” e ka shpërndarë edhe djali i Donald Trump – Donald Trump Jr. Në atë postim Grenell…
Lajme
Reagimin brutal demantues të Richard Grenell-it ndaj Albin Kurtit se është “absolutisht e rreme” dhe “mos i besoni” në atë që pretendon se marrëdhëniet Kosovë – ShBA “kurrë nuk kanë qenë më të mira se sa gjatë qeverisjes time” e ka shpërndarë edhe djali i Donald Trump – Donald Trump Jr.
Në atë postim Grenell mohon se Kurti është partner i besueshëm apo i mbështetshëm i Shteteve të Bashkuara, siç pretendoi ai gjatë një tubimi zgjedhor në Ferizaj.
“E tërë bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, ka shkruar Richard Grenell.
Vetëvendosja ende vazhdon ta paraqes se gjoja Richard Grenell nuk përfaqëson edhe qëndrime zyrtare të ShBA-së: më së fundi Albulena Haxhiu duke e quajtur si thjesht “mendim personal” të Grenellit.
Po ashtu mbrëmë edhe Donika Gërvalla, e quajti “të pavërtetë” deklarimin e Grenell.