Djali i deputetit të VV-së në spotin e Bedri Hamzës: E urrej politiken, por zotëriun e respektoj

Edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duket se veçse ka filluar me fushatën zgjedhore. Së fundmi ai ka vizituar qytetin e Gjakovës. Në punëtorinë e parë, që Hamza e ka mbajtur me qytetarët në qytetin e Gjakovës, ka marrë pjesë edhe Agon Kokaj, djali i deputetit të VV-së, Jahja Kokaj. Madje, në këtë…

Lajme

08/10/2024 12:33

Edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duket se veçse ka filluar me fushatën zgjedhore.

Së fundmi ai ka vizituar qytetin e Gjakovës.

Në punëtorinë e parë, që Hamza e ka mbajtur me qytetarët në qytetin e Gjakovës, ka marrë pjesë edhe Agon Kokaj, djali i deputetit të VV-së, Jahja Kokaj.

Madje, në këtë punëtori ai ka diskutuar me Hamzën, duke shprehur admirim për kandidatin e PDK-së për kryeministër.

Në videon që Hamza e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, Kokaj thotë se e respekton Bedri Hamzën.

“E urrej politiken, por zotëriun e respektoj”, thotë Kokaj.