Djali i Blerim Haxhiajt, gazetarit të RTK-së që intervistoi Kurtin, raportohet se mori 11 mijë euro nga Ministria e Kulturës (Dokumente)

Gazetari Lirim Mehmetaj ka raportuar se Glauk Haxhiaj, djali i gazetarit të RTK-së Blerim Haxhiaj, ka përfituar një shumë prej 11 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga ministri Hajrulla Çeku. Sipas dokumenteve të publikuara nga Mehmetaj, fondi është dhënë përmes një thirrjeje për mbështetjen e organizatave joqeveritare. Glauk Haxhiaj,…

Lajme

31/07/2025 12:51

Gazetari Lirim Mehmetaj ka raportuar se Glauk Haxhiaj, djali i gazetarit të RTK-së Blerim Haxhiaj, ka përfituar një shumë prej 11 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga ministri Hajrulla Çeku.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Mehmetaj, fondi është dhënë përmes një thirrjeje për mbështetjen e organizatave joqeveritare. Glauk Haxhiaj, siç thuhet, është përfitues përmes një OJQ-je, ngjashëm si babai i tij, i cili më herët kishte përfituar 100 mijë euro nga e njëjta ministri.

“Paramendo, djali i Blerimit, Glauku, e paska marrë një fond prej 11 mijë eurosh. Edhe ai përmes një OJQ-je, edhe ai nga Ministria e Kulturës. A ka tjetër rast ku edhe babai edhe djali përfitojnë fonde në të njëjtën thirrje publike? Nuk besoj”, ka shkruar Mehmetaj në postimin e tij, duke ironizuar se “nëse e pyesim Blerimin, ndoshta thotë se ‘çka din fëmija çka janë 11 mijë euro’.”

Ky rast ka ngjallur debat në opinionin publik rreth transparencës së shpërndarjes së fondeve publike dhe lidhjeve të mundshme familjare në përfitimet nga buxheti shtetëror.

Postimi i plotë i Lirim Mehmetajt: 

A po iu kujtohet ky servili hajduk i vetëquajtur gazetar që doli se kish marrë 100 mijë euro donacione nga Qeveria e Kosovës…
Eh mirë.
Edhe djali i tij kish marrë.
Paramendo, djali i Blerimit, Glauku, e kish kap një 11 mijëshe.
Edhe ai me OJQ kishe.
Edhe ai nga Ministria e Kulturës.
A dini rast tjetër ku edhe baba edhe djali kapin fonde në thirrjen e njëjtë të ministrisë?
Jo nuk dini valla.
Me pyet ketë Blerimin garant thotë “çka din fmija çka janë 11 mijë euro”.
A ka gjasë që i shihni këta të Vetëvendosjes t’u anku për ketë Blerimin? Jo s’ka tybe. Ky është i mirë për ta.
P.S
Nëse doni me ditë as janë 11 mijë euro, atëherë po iu tregoj që janë 3 vjet punë për një punëtor me pagë minimale.
Dhe janë nja 5-6 vjet pension i veteranit të luftës./lajmi.net/