Djali i Afrim Bunjakut: Çdo mëngjes kur zgjohem e ndjej boshllëkun tënd, u sakrifikua për atdheun, për kufijtë për Kosovën

Në akademinë përkujtimore të mbajtur me rastin e dyvjetorit të rënies së heroit Afrim Bunjaku, djali i tij rrëfeu dhimbjen që lë mungesa e babait. “Kanë kaluar dy vite nga ajo ditë e dhimbshme kur ai ra heroikisht, por plagët e mungesës së tij nuk harrohen kurrë. Çdo mëngjes kur zgjohem e ndjej boshllëkun që…

Lajme

24/09/2025 15:52

Në akademinë përkujtimore të mbajtur me rastin e dyvjetorit të rënies së heroit Afrim Bunjaku, djali i tij rrëfeu dhimbjen që lë mungesa e babait.

“Kanë kaluar dy vite nga ajo ditë e dhimbshme kur ai ra heroikisht, por plagët e mungesës së tij nuk harrohen kurrë. Çdo mëngjes kur zgjohem e ndjej boshllëkun që ka lënë, e kujtoj buzëqeshjen dhe fjalët e tij,” tha ai, duke shtuar se babai i tij u sakrifikua për “atdheun, për kufijtë, për Kosovën tonë”, raporton lajmi.net

Në fjalimin e tij emocional, djali i Bunjakut theksoi krenarinë që ndjen për babanë, edhe pse tashmë ai nuk është më pranë tij.

“Është e rëndë ta them, por edhe pse nuk është më pranë meje, unë ndihem krenar që pata një baba si ai. Sa herë që i takoj kolegët e tij, më kujtohet që babi im nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës.”

Ai përfundoi me një mesazh të fuqishëm për vazhdimësinë e rrugës së heroit: “Babai im, prehu i qetë, ne do të ndjekim rrugën tënde dhe do të kujtojmë gjithmonë me lot e krenari.”/Lajmi.net/