Djali dhe dhëndëri i Agim Bahtirit i ndërtojnë shtëpi familjes 7 anëtarëshe nga Melenica
Në verën e vitit të kaluar i kishte ndërtuar një shtëpi të re veteranit të UÇK-së, Dibran Qela, por Valon Bahtiri, djali i kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vazhduar ndërtimin e shtëpive për njerëzit në nevojë.
Lajme
Djali i Agim Bahtiri ka bërë të ditur se do t’i ndërtoj shtëpi familjes së Nexhat Kurtit, i cili nuk ka kulm mbi kokë dhe jeton në shtëpi të huaj në Melenicë, ku për pasojë tri vajzat e tij e kanë ndërprerë shkollimin.
Ai tregon se nga gjyshi e ka amanet që t’ju dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë, ndërsa bënë të ditur se shtëpia do të përfundoj muajin tjetër, shkruan Veriu.info.
“Familja 7 anëtarësh e Nexhat Kurtit nga Melenica nuk ka kulm mbi kokë prej pas luftës, ku edhe tash jeton në shtëpi të huaj. Si pasojë e kushteve të rënda dhe distancës së largët me qytetin, tri vajzat e tij e kanë ndërprerë shkollimin qe tri vite, që është për mua një situatë e papranueshme.
Fjalët e gjyshit: “Bir, ku sheh keq, zgjate dorën dhe ndihmoj”, më kanë udhëhequr tërë jetën, sikurse edhe në këtë rast. Andaj së bashku me dhëndrin tim Mentor Ferizi, kemi vendosur t’i dalim në ndihmë, duke ia ndërtuar shtëpinë në Vaganicë dhe kështu të ju mundësohet edhe vajzave vazhdimi i shkollimit
Edhe pse jetoj dhe punoj në Holandë, në çdo bisedë në çdo vend ku shkoj mundohem ta promovoj vendin tim dhe të kontribuoj për të. Andaj, apeloj te ju vëllezër e motra që vini nga diaspora në vendlindje, t’i ndihmoni njerëzit që kanë nevojë, sepse ia kemi borxh vendlindjes tonë”, ka shkruar në Facebook Valon Bahtiri, i cili është drejtor i kompanisë ‘Mitrofresh./Veriu.info/