Dj Regard arrin marrëveshje me kompaninë ndërkombëtare ‘Sony Music’
Dj Regard po vazhdon sukseset me muzikë.

ShowBiz
DJ Regard, i njohur si DJ i zhanrit “Deep House”, ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë ndërkombëtare “Sony Music UK”, për të lansuar një nga Remix-at e tij, Jay Sean-Ride It (DJ Regard remix), shkruan lajmi.net.
Projekti do të publikohet gjatë sezonës së verës në të gjitha rrjetet e ‘Sony Music’, dhe do të gjejë mbështetje nga artistët e kësaj kompanie po ashtu të një prej studiove muzikore ‘Ministry of Sound’, e cila organizon evente dhe festivale në gjithë botën me artistët më të njohur si: A$AP Rocky, James Arthur, Chris Brown, Miley Cyrus, The Chainsmokers, Dj Khaled, dhe shumë emra të tjerë.
E gjithë kjo u bë e mundur nga kompania menaxheriale ‘LEAF Music’ e cila drejtohet nga Hajriz Bajrami, kompani pjesë e së cilës janë: Dj Regard, Dj DropG dhe artistë të tjerë./Lajmi.net/