Dj Dagz: Do të doja që finalja e Botërorit të jetë mes Argjentinës e Portugalisë

Dj Dagz, ka folur për Kampionatin Botëror, Katar 2022. Dagz tha se në këtë kampionat po mungon atmosfera që mbizotëronte herëve të kaluara, kur tifozët mblidheshin nëpër sheshe e lokale duke festuar, shkruan lajmi.net. “Jam duke e përcjellur prej lojës së parë. Botërori deri tash po është i mirë, pasi zakonisht në Botëroret e kaluar…

ShowBiz

23/11/2022 08:43

Dj Dagz, ka folur për Kampionatin Botëror, Katar 2022.

Dagz tha se në këtë kampionat po mungon atmosfera që mbizotëronte herëve të kaluara, kur tifozët mblidheshin nëpër sheshe e lokale duke festuar, shkruan lajmi.net.

“Jam duke e përcjellur prej lojës së parë. Botërori deri tash po është i mirë, pasi zakonisht në Botëroret e kaluar janë shënuar pak gola e kanë qenë më të tërhequra. Ndërsa, në këtë Botëror po luhet më hapur dhe po ka gola. Botërori e ka një lezet që të mblidhen njerëzit në sheshe e lokale, e në këtë Botëror s’ka festë të Botërorit, por për mua ndeshjet po janë të mira”, është shprehur ai në “Botërori Special” në Klan Kosova.

Tutje, Dagz tha se do të donte që ta shihte një finale Argjentinë – Portugali, por që e përkrah Brazilin.

“Me dëshirë do të doja që finalja të ishte Argjentinë – Portugali, meqë është Botërori i fundit për Messin e Ronaldon, por me qejf jam me Brazilin”, është shprehur Dagzi./Lajmi.net/