Dixon: Trillim kur Prokuroria thotë se janë konfirmuar veprat e kryera nga Veseli

Avokati Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin ka thënë se është trillim i Prokurorisë kur thotë se është konfirmuar se Veseli ka kryer krime. Ai shtoi se nuk ekziston asnjë provë e drejtpërdrejtë që tregon përfshirjen e Veselit në vepra penale. “Nuk ekziston asnjë provë e drejtpërdrejtë e dorës së parë që tregon përfshirjen e Veselit në veprat…

Lajme

11/02/2026 17:05

Avokati Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin ka thënë se është trillim i Prokurorisë kur thotë se është konfirmuar se Veseli ka kryer krime.

Ai shtoi se nuk ekziston asnjë provë e drejtpërdrejtë që tregon përfshirjen e Veselit në vepra penale.

“Nuk ekziston asnjë provë e drejtpërdrejtë e dorës së parë që tregon përfshirjen e Veselit në veprat penale që pretendohet se ka kryer. Pretendimet e drejtpërdrejta janë bazuar në prova dytësore, bazuar në fjalë goje, pra shpesh edhe janë hequr”, tha ai.

Dixon theksoi se ZPS-ja nuk ka gjetur asnjë dëshmitar të vetëm edhe pas gjithë kësaj kohe, të pretendojë se Veseli ka kryer krime.

“ZPS-ja nuk ka gjetur një dëshmitar të vetëm edhe pas gjithë kësaj kohe të vijë në gjykatë dhe të pretendojë se Veseli ka kryer krime”, tha ai.

Përveç kësaj, ai deklaroi se nuk mund të thirret asnjë dëshmitar sepse nuk ekzistojnë ata që e implikojnë Veselin në krime.

“Nuk mund ta bëni se nuk ekzistojnë. Ky është një fakt befasues. ZPS-ja thotë ‘mos u shqetësoni se janë të gjitha të konfirmuara’, por siç do ta shihni ky është një trillim si diçka që e kanë thënë gjatë gjithë kësaj kohe. Por kjo nuk është e vërtetë”, tha ai.

Përveç kësaj, Dixon shtoi se në të gjitha rastet kur Veseli përmendet në dosjen përfundimtare të Prokurorisë, ka qenë për shkak të veprimeve legjitime.

“Ndonëse Veseli përmendet rreth 260 herë në dosjen përfundimtare të ZPS-së, asnjë prej këtyre deklaratave nuk tregojnë ndonjë element kriminal ose të paligjshëm në sjelljen e tij. Gjithçka që ka kryer ka qenë legjitime”, tha ai.