Diva tregon se çfarë bën ajo që të avokojë të drejtat e komunitetit LGBTI

Emisioni Dokumentar “Pasojë” këtë javë sjell në spikamë problemet dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti LGBTI në Kosovë, duke shtjelluar aspektin përmbajtësor, psiko-social, institucional, lajmi.net nëpërmjet këtij dokumentari synon të hedh dritë mbi (mos)heshtjen e këtij grupi shoqëror, të margjinalizuar, por të padorëzuar.

Lajme

04/07/2022 21:50

Personat LGBTI kanë sjellë një formë të re të artit, duke e përdoruar edhe për të përçuar mesazhe të ndryshme. Drag është arti që jeton në Kosovë, por që njihet pak.

Lirimi apo Diva, në emrin artistik, është ndër personat më të famshëm të këtij arti në Kosovë. Ky art, tashmë është pjesë e pandashme e tij, duke bërë që ta plotësojë edhe si personalitet.

“Drag është edhe drag me qenë është art në vete, vetëm se ndahet në fusha tjetër që mendoj se ne si pjesëtarë të komunitetit shumica e kemi përdorur sikur një mekanizëm që mundemi me përçu mesazhe, dhe në të njëjtën kohë edhe kemi parë që është një që mundet me pas ndikim të madh si lloj vizibiliteti në vete që mundemi me përçu gjëra nëpërmjet kësaj kulturës. Është art me qenë drag queen është art, është artist në vete por që ka mënyra të ndryshme që mundet të shfaqet ajo, nuk ka ndonjë specifikë që e bën me bërë dallimin e artit edhe drag queen por veçse është art në vetë por tani i ka ato fushat tjera që munden t’i shtjellojnë secili në mënyrën siç don vetë. Jo, gjithmonë bëhet ky komplikimi që edhe si temë shtjellohet tërë kohën që detyrimisht mendojnë  njerëzit që duhet të jesh pjesë e komunitetit ose me një orientim më ndryshe që të jesh pjesë e kulturës drag, gjë që nuk është nuk ka të bëjë asgjë kultura drag me orientimet seksuale. As ligjërisht, as botërisht  në asnjë formë nuk ka të bëjë kjo lidhshmëri. Përveç që munden me pas këtë ose që vërehet kjo diferenca që personat e komunitetit që e shtjellojnë kulturën drag më shumë edhe e përdorin si mjet për t’i plasuar ato preokupimet që i kanë personat e komunitetit edhe kjo mundet të jetë si arsye që munden edhe me ngatërrua njerëzit por gjë që nuk ka të bëjë me orientim seksual”, ka thënë ai.

DIVA ka thënë se njerëzit kanë mungesë informimi të këtij lloj arti dhe kulture në Kosovë, ndërsa thotë se nëse ka mbështetje është shumë më e lehtë për secilin dhe secilën.

“Realisht nuk është se jam më së miri në botë me data veçse e di që ka një kohë tepër të gjatë që merrem me këtë art, edhe mundem të them se mënyrë më profesionale se kur kam filluar ka qenë në eventin e paradës kur është mbajtur para 6 viteve diçka organizimi që është bërë për paradën e krenarisë në Kosovë. Atëherë ka qenë hera e parë në mënyrë më profesionale që kam performuar, por nuk është se nuk kam marrë pjesë edhe më herët si drag në vende të ndryshme por që kanë qenë evente jo me organizim jo shumë të mirëfilltë. Pritshmëria nuk ka qenë diçka edhe shumë e madhe duke pasur parasysh që është promovuar për herë të parë kjo kulturë në vendin tonë. Sa për mbështetje kam pasur mbështetje sepse para se të filloj veçse e kam diskutuar me njerëzit që më rrethojnë dhe me njerëzit që vërtetë më nevojiten mbështja e tyre dhe si ide e kanë pranuar shumë mirë. Gjë që për mua dhe për secilin është tepër ndikim i madh nëse ka mbështetje çfarëdo qëllimi që ose çfarëdo fushe që ka, kështu që mirë pritshmëria është mundem të them pak me larmi për arsye që thash më herët ka pasur mungesë të informimit të kësaj kulture, por në ndërkohë duke u shtjelluar si kulturë në vete janë informuar njerëzit edhe tash nuk është se pritet në mënyra të çuditshme përpos që pritet në mënyra shumë të mira. Duke pasur parasysh që e ka edhe vizibilitetin e vet si tematikë që e shtjellojmë brenda saj”, ka thënë ai.

Të qenit më ndryshe nga të tjetër në mënyrën e jetës, vëmendja nga të tjerët është shumë e pranishme, në raste edhe duke qenë i pargjykuar edhe gjatë ecjes në qytet.

“Atëherë nuk është më së lehti në botë mundem të them që e ka komplikimin edhe vet dhe bën atë lloj ndryshimin e emocioneve kur e din që je në vëzhgime të njerëzve, e kompleksin pak a shumë por kur mësohesh dhe kur e ke përditshmërinë atë dhe vjen në një pikë që mësohesh dhe më nuk e merr diçka tepër. Ka raste kur edhe vërtetë rrugën mundesh me trajtua edhe si pasarel vetëm për një rast të caktuar vetëm për ta tejkaluar atë situatë edhe me qenë fine me gjithçka. E mira e të mirës është që në shumicën e rasteve kam komplimente të mira, kam foto, kam përqafime, kam njerëz që më suportojnë artin që e bëjë janë të pakët ata që tentojnë me qenë injorant ndaj asaj që e bëjë unë, gjë që nuk ka, nuk e mendoj me pas ndonjë ndikim tek unë ajo pjesë. Kjo pjesa tjetër që e kanë një qasje shumë më të mirë dhe më të pranueshme tentoj në mënyrën më të mirën e  mundshme t’ia kthej në më të mirën e mundshme për t’ia kthyer të njëjtën frymë atë qasje të mirë ose atë mirësi që e kanë ndaj meje”, ka thënë ai.

Të bërit artin drag në Kosovë dhe stili i jetës më ndryshe se pjesa dërrumese e shoqërisë, të dyja këto bashkë, derisa pavarësisht zhvillimit shoqëror, paragjykimi është gjithmonë pjesë, në raste shkakojnë presion.

“Në fillimet e mia jo nuk është që e kom pas aq shumë atë ndjeshmëri kohën e fundit vetëm se ka filluar me u shfaqë. Ka momente që them një herë prit ose po du kom nevojë për një kohë tepër të gjatë me pauzu edhe me u marrë me veten. Po me thënë të drejtën me ra me i cek ma herët ata njerëz që me motivojnë ose ata njerëz që me rastisin mi taku në rrugë janë tepër shtytje që mos me u ndal, me vazhdua me ato qëllimet e mija. Jo realisht ndoshta ka momente ku them prit stop se u bo shumë ose kam nevojë për veten, por është punë momenti në ndërkohë prapë filloj me punua, me u marrë me diçka. Kështu që veç e mendoj, por nuk është që e aprovoj atë mendim se është herët me mendua edhe me pa. Jo janë ato lodhjet pak kur ti do me arrit diçka dhe kur nganjëherë nuk të dërgojnë ato rrugë kur ti do me u kanë ose nganjëherë senet nuk shkojnë qysh i planifikojmë. Janë momente të ndryshme dhe ka arsyeje të ndryshme që mundet mi pas ato mendime, por si përfundim jo nuk duhet me ndikua asgjë në ato qëllimet e mija, nuk duhet me pas ndikim asgjë edhe me vazhdua.”, tha ai.

Ajo në fund ka një porosi për vetën dhe të gjithë njerëzit, duke thënë se duhet të ekzistojë një vizion për t’i arritur qëllimet në jetë dhe gjithçka më tutje bëhet më e lehtë.

“Realisht kur ti do me bo diçka sidomos kur je në një rol të aktivistit dhe i ke disa qëllime ose synime që ti do me i arrit është pak e mundimshme. Por që shpesh herë me bjen edhe me shoqëri me diskutua që kur e ki një pikë të vendosur se ka do me bo ti me qato qëllime tua. Nuk duhet me pas ndikim ato baticat që të sfidojnë gjatë këtij rrugëtimi që ki me pas. Të vetmin sen qa e sugjerojë tek vetja dhe të njëjtën kohë ja sugjeroj edhe shumë të tjerëve është që me kqyr atë pikën se ku je tu dashtë me arrit dhe këto senet tjera anash nuk doje me pas atë ndikim. Nëse veç e ki atë vizion se qa do me bo”, tha ai. /Lajmi.net/