Ditën e martesës, nusja qëllohet për vdekje në Francë

Një nuse u vra me armë në natën e dasmës në fshatin Goult, pranë qytetit Avignon në Francën juglindore, pasi persona të maskuar hapën zjarr. Një nga sulmuesit u vra gjithashtu në përplasjen me armë, ndërsa dhëndri dhe një fëmijë 13-vjeçar mbetën rëndë të plagosur. Policia po kërkon disa persona të dyshuar që arritën të…

Bota

23/06/2025 08:34

Një nuse u vra me armë në natën e dasmës në fshatin Goult, pranë qytetit Avignon në Francën juglindore, pasi persona të maskuar hapën zjarr.

Një nga sulmuesit u vra gjithashtu në përplasjen me armë, ndërsa dhëndri dhe një fëmijë 13-vjeçar mbetën rëndë të plagosur.

Policia po kërkon disa persona të dyshuar që arritën të arratisen. Mendohet se ngjarja lidhet me larje hesapesh për drogë, raporton BBC.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit të dielën, kur çifti po largohej nga salla e dasmës. 28 persona ndodheshin aty në atë moment.

Salla ishte rezervuar që në mars nga njerëz që nuk jetojnë në fshat. Kryetari i bashkisë u shpreh i tronditur dhe tha se ky është rasti më i rëndë në fshat në 125 vitet e fundit.

Autoritetet kanë hapur hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje.