Ditëlindje Speciale

Shumica e njerëzve e festojnë ditëlindjen e tyre me torte dhe disa qirinj, por jo Jose Mourinho. Menaxheri i Chelseas hyri në sallën e konferencës për shtyp me një gotë shampanjë në dorë dhe disa shishe për t’i ndarë me gazetarët. Special One mbushi 51 vjet të dielën, kur udhëhoqi skuadrën e tij drejt kualifikimit…

Sport

28/01/2014 19:37

Shumica e njerëzve e festojnë ditëlindjen e tyre me torte dhe disa qirinj, por jo Jose Mourinho.

Menaxheri i Chelseas hyri në sallën e konferencës për shtyp me një gotë shampanjë në dorë dhe disa shishe për t’i ndarë me gazetarët.

Special One mbushi 51 vjet të dielën, kur udhëhoqi skuadrën e tij drejt kualifikimit për në rrethin e pestë në FA Cup, pas fitores 1:0 ndaj Stoke Cityt.

Pasi në konferencën për shtyp pas ndeshjes në fundjavë u pyet se ku e ka tortën, Mourinho u përgjigj duke premtuar se do të sjellë diqka në takimin e tyre të radhës, para duelit me West Ham Unitedin të mërkurën, dhe i qëndroi besnik fjalëve.

Shampanjë për gazetarët

Por, ai insistoi se kjo mund të jetë dollia e fundit për këtë edicion pasi nuk pret që skuadra e tij të përfundojë sezonin me trofeun e Premierligës, derisa vazhdon të ndërtojë një skuadër të fuqishme për të ardhmen.