Ditë zie kombëtare për vdekjen e Fatos Nanos, Ambasada Shqiptare në Kosovë ul flamurin në gjysmë shtizë

Ambasada e Shqipërisë në Kosovës ka bërë të ditur se, me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në Shqipëri është shpallur dita e zisë kombëtare data 2 nëntor 2025, në nderim të të ndjerit Fatos Nano, ish-kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar. Në zbatim të këtij vendimi, Ambasada njofton se do të…

Lajme

01/11/2025 10:16

Ambasada e Shqipërisë në Kosovës ka bërë të ditur se, me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në Shqipëri është shpallur dita e zisë kombëtare data 2 nëntor 2025, në nderim të të ndjerit Fatos Nano, ish-kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar.

Në zbatim të këtij vendimi, Ambasada njofton se do të ulë flamurin kombëtar në gjysmë shtizë më 2 nëntor 2025.

“Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur më 3 dhe 4 nëntor 2025, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00”.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe solidaritetin në këtë moment zie kombëtare”, u tha në njoftimin e Ambasadës shqiptare në Kosovë.