Ditë vendimtare te Milan: Gazidis gati të largohet, ‘Investcorp’ pritet të marrë kontrollin

Sot pritet të jetë një ditë vendimtare sa i përket skuadrës së Milan dhe viteve të ardhshme.

Sport

19/04/2022 12:10

Milan ka zgjuar interesimin e ‘Investcorp’ dhe tashmë pritet të bëhen ndryshime të mëdha në hierarki të klubit.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, bisedimet e ‘Investcorp’ me Elliott kanë nisur tash e dy javë, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, Ivan Gazidis mund të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të Milan.

Kjo do të hapte rrugë për kompletimin e marrëveshjes me gjigantin ekonomik me bazë në Bahrein. /Lajmi.net/