Ditë e begatshme për kosovarët: Sot luajnë Rashica, Paqarada, Halimi dhe Muslija
E shtuna sjellë përballjet e radhës në futbollin gjerman.

Sport
Sot janë në orar tetë ndeshje për t’u zhvilluar, pesë në Bundesligë dhe tre në Bundesliga 2.
Do të jenë katër lojtarë të Kombëtares së Kosovës që do të paraqiten sot në fushë, dhe kjo është një mundësi e mirë për tifozët ‘Dardanë’ të ndjekin yjet e tyre.
Me fillim nga ora 13:00, Sandhausen i Leart Paqaradës dhe Besar Halimit, takohet me Regensburg në Bundesliga 2, shkruan lajmi.net.
Në të njëjtin orar, Hannoveri i Florent Muslijës përballet me VfL Osnabruck.
Në nivelin më të lartë gjerman, në Bundesligë, sot do të luajë Werder Bremen i Milot Rashicës.
Me një pozitë aspak të lakmueshme në renditje, Rashica dhe Werderi i tij nuk kanë tjetër opsion përveç fitores në sfidën që zhvillojnë në udhëtim te Freiburg.
Ndeshja mes Freiburg dhe Werder Bremen fillon nga ora 15:30./Lajmi.net/