Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, Haradinaj: Mes kushteve të rënda që i la qeverisja e fundit, ata kanë vullnet t’ju shërbejnë qytetarëve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë zjarrfikësit në Ditën Ndërkombëtare të tyre. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se zjarrfikësit janë krenaria e vendit. “Krenaria e shtetit tonë janë zjarrfikësit. Mes kushteve të rënda dhe pa mbështetje që i la qeverisja e fundit, ata megjithatë kanë vullnet dhe angazhim që çdo…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë zjarrfikësit në Ditën Ndërkombëtare të tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se zjarrfikësit janë krenaria e vendit.
“Krenaria e shtetit tonë janë zjarrfikësit. Mes kushteve të rënda dhe pa mbështetje që i la qeverisja e fundit, ata megjithatë kanë vullnet dhe angazhim që çdo ditë t’ju shërbejnë qytetarëve”.
“Ne i falënderojmë për përkushtimin që gjithmonë e patën në shërbim të vendit. 4 maj – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve”, ka shkruar kreu i AAK-së.