Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Gërvalla: Serbia të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ka thënë se Kosova respekton të drejtat e njeriut, sipas standardeve që përcaktohen nga mekanizmat ndërkombëtarë. Gërvalla përmes një postimi në “X”, ka kërkuar nga Serbia të respektojë Deklaratën Universale të të Drejtave…

Lajme

10/12/2024 20:40

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ka thënë se Kosova respekton të drejtat e njeriut, sipas standardeve që përcaktohen nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Gërvalla përmes një postimi në “X”, ka kërkuar nga Serbia të respektojë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, shkruan lajmi.net.

“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut: Kosova garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, siç është konfirmuar nga BE-ja, OSBE-ja dhe organizata të tjera. Kërkojmë nga Serbia të respektojë, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur”, ka shkruar Gërvalla.

Postimi i saj i plotë në “X”: