Dita kur Ronaldo nënshtroi ‘Old Traffordin’

17 vjet më parë, Ronaldo brazilian kishte nënshtruar ‘Old Traffordin’, duke shënuar tri gola kundër Manchester United.

Sport

23/04/2020 13:12

Manchester United edhe pse fitoi 4:3 ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit, ‘Los Blancos’ vazhduan tutje, falë fitores 3:1 në ndeshjen e parë.

Ndeshja e dytë, kaloi nën hijen e Ronaldos, i cili kishte shënuar tri gola, për të ndihmuar Real Madridin të kaloi tutje.

Ronaldo hat-trikun kompletoi në minutën e 59’, ndërsa në minutën e 67’, ai la lojën, për t’i lënë hapësirë Santiago Solarit.

Largimi nga fusha, u përcjell me duartrokitje të mëdha nga tifozët në ‘Old Trafford’, që përshëndetën paraqitjen e Ronaldos në atë mbrëmje të paharruar./Lajmi.net/

YouTube player