Dita e Zgjedhjeve dhe Siguria: Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i në gatishmëri
Në kampin e KFOR-it në Novosellë, Njësia e Specializuar të EULEX-it dhe Njësia e Specializuar e Policisë Rezervë kanë zhvilluar një stërvitje rreth dhjetë ditë më parë në rast të nevojës për “vendosjen e rendit”. Ata gjithashtu iu nënshtruan trajnimit të evakuimit mjekësor “në situata që kërkojnë një reagim të shpejtë”. Ushtrimet “Kontrolli i turmës…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/01/policia-e-kosoves.png)
Lajme
Në kampin e KFOR-it në Novosellë, Njësia e Specializuar të EULEX-it dhe Njësia e Specializuar e Policisë Rezervë kanë zhvilluar një stërvitje rreth dhjetë ditë më parë në rast të nevojës për “vendosjen e rendit”.
Ata gjithashtu iu nënshtruan trajnimit të evakuimit mjekësor “në situata që kërkojnë një reagim të shpejtë”. Ushtrimet “Kontrolli i turmës dhe trazirave” janë kryer gjithashtu edhe nga pjesëtarët e KFOR-it.
Në Drejtorinë e Policisë së Kosovës dje është mbajtur një takim lidhur me angazhimin e policisë në zbatimin e planit operativ në ditën e zgjedhjeve, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it, EULEX-it, OSBE-së, Ambasadës Amerikane dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
“Një pjesë e diskutimit ishte krijimi i një atmosfere të qetë dhe të sigurt në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre për të votuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se është krijuar një plan operativ për ditën e zgjedhjeve, si për tërë Kosovën në përgjithësi ashtu edhe për veriun në veçanti.
“Qendrat e votimit janë caktuar nga KQZ-ja, ne po i monitorojmë dhe jemi të gatshëm të ndërhyjmë në çdo kohë nëse është e nevojshme. Situata është e qetë”, tha Elshani.