Dita e Verës e gjen Elbasanin të mbushur me njerëz (FOTO)

Elbasani është zgjuar të shtunën plot gjallëri dhe i mbushur me njerëz nga të gjitha qytetet e vendit dhe jo vetëm, për të festuar Ditën e Verës.

Lajme

14/03/2015 11:35

Bulevardi kryesor, që nga stadiumi “Elbasan Arena” deri tek kryqëzimi “1 Maji”, është tejmbushur me elbasanas dhe vizitorë si asnjëherë tjetër.

Festimet e 14 marsit, sipas traditës, nisin me karnavalet e shkollave 9-vjeçare, ku përveç parakalikimit, nxënësit japin edhe mesazhe sensibilizuese.

Ndërkohë, festimeve nuk u kanë munguar lulet, simboli i festës, si dhe fëmijët, ata që më së shumti i gëzohen kësaj dite.

Qytetarët, sidomos ata që kanë ardhur nga rrethe të tjera të vendit, janë shprehur të kënaqur nga festimet. Programi festiv në Elbasan do të vijojë sërish me një koncert në sheshin “Gensher”, i cili do t’i mbajë qytetarët në shesh edhe për disa orë.

Siç e do tradita, dreka e Ditës së Verës do të konsumohet në familje, mes njerëzve të dashur. Por nuk janë të paktë ata që kanë prenotuar nëpër restorante për të festuar së bashku, dhe të tjerë që do ta kalojnë drekën në natyrë, në formën e një pikniku, ashtu siç festohej dikur. /Top Channel/

10383945_10206597387439296_33830347590717686_n 10410946_10206597387479297_3077525488210791331_n 10995689_10206597388679327_7654268840890981395_n 11058216_10206597388039311_4343097463283179462_n 11061211_10206597388799330_5373015794650505549_n