Dita e tretë – FSK-ja i bashkohet kërkimeve për 33 vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Ujman

Sot është dita e tretë me radhë që po vazhdojnë kërkimet për trupin e pajetë të mërgimtarit 33 vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më nga uji. Policia e Kosovës bashkë me ekipet e kërkim-shpëtimit dhe njësite zhytëse kanë qenë në teren përgjatë gjithë…

Lajme

29/07/2025 08:22

Sot është dita e tretë me radhë që po vazhdojnë kërkimet për trupin e pajetë të mërgimtarit 33 vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më nga uji.

Policia e Kosovës bashkë me ekipet e kërkim-shpëtimit dhe njësite zhytëse kanë qenë në teren përgjatë gjithë kohës, por nuk është arritur ende që të gjendet trupi i tij.

Tanimë raportohet se kërkimit për 33 vejcarin nga sot u bashkohet edhe Forca e Sigruisë së  Kosovës.

Pjesëtarët e FSK-së theksohet se lejen e kërkimit tanimë e kanë marrë nga KFOR-i dhe pritet që t’u bashkohen kërkimit, në mënyrë që të intensifikohet operacioni për gjetjen e trupit./Lajmi.net/