Dita e Presidentit, Osmani: Rugovizmi mbetet udhërrëfyes i shtetit të Kosovës
Në shënim të 24 majit, Ditës së Presidentit, ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar figurën e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, duke theksuar rolin e tij në formësimin e shtetit dhe vlerave demokratike të Kosovës. Në një mesazh, Osmani vuri në pah se kjo ditë nuk është vetëm kujtesë për Rugovën si figurë politike, por…
Lajme
Në shënim të 24 majit, Ditës së Presidentit, ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar figurën e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, duke theksuar rolin e tij në formësimin e shtetit dhe vlerave demokratike të Kosovës.
Në një mesazh, Osmani vuri në pah se kjo ditë nuk është vetëm kujtesë për Rugovën si figurë politike, por edhe për trashëgiminë që ai la pas: urtësinë, durimin, orientimin perëndimor, demokracinë dhe bashkimin e popullit rreth këtyre parimeve.
“Sot, në gjurmët e po të njëjtit vizion, e kemi detyrim të ecim përpara me përkushtim të palëkundur: për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar, ashtu siç e deshën dhe për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, thuhet në mesazh.
Ajo theksoi se fryma politike e njohur si “rugovizëm” mbetet aktuale dhe udhërrëfyese për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit, duke shtuar mesazhin: “Rugovizmi jeton! Rugovizmi fiton!”