Dita e Lirisë së Shtypit, Bajraktari: Çdo cenim i lirisë së medias është cenim i drejtpërdrejtë i demokracisë
Avokati Ardian Bajraktari ka shkruar në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Ai ka thënë se pa media të lira, e vërteta hesht ndërsa demokracia zbehet, ndërsa ka thënë se liria e medias nuk është luks, por themel i çdo shoqërie demokratike. “Gazetarët qëndrojnë në vijën e parë të së vërtetës, shpesh përballë presioneve, kërcënimeve, sulmeve…
Lajme
Avokati Ardian Bajraktari ka shkruar në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Ai ka thënë se pa media të lira, e vërteta hesht ndërsa demokracia zbehet, ndërsa ka thënë se liria e medias nuk është luks, por themel i çdo shoqërie demokratike.
“Gazetarët qëndrojnë në vijën e parë të së vërtetës, shpesh përballë presioneve, kërcënimeve, sulmeve dhe pasigurisë. Megjithatë, ata vazhdojnë të informojnë, të zbulojnë dhe të mbrojnë të drejtën e publikut për të ditur dhe për t’u informuar. Çdo cenim i lirisë së medias është cenim i drejtpërdrejtë i demokracisë”, ka shkruar Bajraktari.
Ai ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë gazetarët dhe punëtorët e medias që, pavarësisht sfidave, zgjedhin të mos heshtin. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: