Dita e fundit e vitit parashihet të jetë acar, temperaturat minimale deri në -8

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet acar i fortë. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here dhe lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri në…

Lajme

31/12/2025 08:01

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet acar i fortë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here dhe lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri në -6°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 1°C. Vlera pozitive pritet të regjistrohet në Rrafshin e Dukagjinit.