“Dita e Forcës”, Maqedonci: FSK është e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar në Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës. Maqedonci këtë e bëri përmes një video mesazhi në rrjetin social në Facebook duke thënë se FSK është ndërtuar mbi gjakun e shumë dëshmorëve e njerëzve që dhanë jetën për liri. “Sot në Ditën e Forcës, zemrat tona…

Lajme

27/11/2025 10:07

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar në Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës.

Maqedonci këtë e bëri përmes një video mesazhi në rrjetin social në Facebook duke thënë se FSK është ndërtuar mbi gjakun e shumë dëshmorëve e njerëzve që dhanë jetën për liri.

“Sot në Ditën e Forcës, zemrat tona rrahin me krenari të veçantë. Sot nderojmë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave e që po rritet, forcohet e që po mban respektin e aleatëve tanë anë e mbanë botës”, tha ai.

Derisa theksoi se Ushtria e Kosovës është histori e suksesit.

“Është përkushtimi i çdo ushtari, çdo oficeri, çdo kadeti që zgjohet me një mision: Mbrojtjen e Republikës së Kosovës”.