Dita e Forcës, Krasniqi: FSK ka përvetësuar standardet e NATO-s dhe është e gatshme për çdo mision ushtarak
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar sot Ditën e Forcës e cila po festohet sot në kazermat e FSK-së. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo ditë është dita e krenarisë si dhe fuqisë mbrojtëse të sovranitetit të Republikës së Kosovës. “Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar sot Ditën e Forcës e cila po festohet sot në kazermat e FSK-së.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo ditë është dita e krenarisë si dhe fuqisë mbrojtëse të sovranitetit të Republikës së Kosovës.
“Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke na përfaqësuar dinjitetshëm kudo dhe në çdo moment. Respekt e mirënjohje për të gjithë vajzat dhe djemtë më të mirë e më të shquar të vendit tonë, që në uniformën e FSK-së i shërbejnë atdheut me nder, përkushtim e integritet”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: