Dita e Forcës: Jashari falënderon ushtarakët për shërbimin ndaj atdheut

Me rastin e shënimit të “Ditës së Forcës”, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një urim për të gjithë pjesëtarët aktivë dhe rezervë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës. Në urimin e tij, Jashari theksoi se FSK-ja, që nga themelimi, ka…

Lajme

26/11/2025 16:14

Me rastin e shënimit të “Ditës së Forcës”, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një urim për të gjithë pjesëtarët aktivë dhe rezervë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në urimin e tij, Jashari theksoi se FSK-ja, që nga themelimi, ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe disiplinë në përmbushjen e misionit të saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

“FSK, që nga themelimi e deri më sot, ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe disiplinë në përmbushjen e misionit të saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, për mbështetjen e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë”, ka theksuar ai.

Jashari u shprehu falënderime dhe mirënjohje të gjithë pjesëtarëve të FSK-së për përkushtimin dhe sakrificën e përditshme në shërbim të atdheut.

“Urime të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, bashkë me nder e përkushtim, do të vazhdojmë ta forcojmë Forcën tonë dhe ta mbrojmë atdheun tonë të dashur”, u shpreh komandanti Jashari.