Dita e Evropës, Rama: I veshëm shkallët ikonike të Arbërisë me ngjyrat e flamurit të BE-së

Në Kosovë sot po shënohet 9 maji, Dita e Evropës. Këtë festë e ka uruar sot edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka njoftuar se shkallët e Arbërisë janë ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të BE-së si simbol i rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së. “Rrugëtimi jonë drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm…

Lajme

09/05/2024 10:23

Në Kosovë sot po shënohet 9 maji, Dita e Evropës.

Këtë festë e ka uruar sot edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka njoftuar se shkallët e Arbërisë janë ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të BE-së si simbol i rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së.

“Rrugëtimi jonë drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm dhe i pashmangshëm. Në Ditën e Evropës, i veshëm shkallët ikonike të Arbërisë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian si simbol i këtij rrugëtimi”, ka shkruar Rama në Facebook.