Dita e 6-të e protestave në Tiranë, blindohen dyert dhe dritaret e Ministrisë së Arsimit, FNSH në gatishmëri

Në ditën e 6-të të protestës, Ministria e Arsimit ka marrë masa shtesë sigurie, duke mbyllur dyert dhe dritaret e godinës me dërrasa, pas incidenteve dhe zjarrvënieve të regjistruara gjatë tubimeve. Ndërkohë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë pozicionuar pranë institucionit, në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës. Gjatë pesë…

Lajme

18/10/2026 10:34

Në ditën e 6-të të protestës, Ministria e Arsimit ka marrë masa shtesë sigurie, duke mbyllur dyert dhe dritaret e godinës me dërrasa, pas incidenteve dhe zjarrvënieve të regjistruara gjatë tubimeve.

Ndërkohë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë pozicionuar pranë institucionit, në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.

Gjatë pesë ditëve të protestave, disa godina dhe institucione janë sulmuar, ndërsa në disa prej tyre është vënë zjarr.

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjetesh të forta dhe molotovësh, ndërsa uniformat blu janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë. (A2 Televizion)