Dislokohen në Kosovë Forca Rezervë Operacionale të NATO-s
Të martën në Kosovë është dislokuar një batalion italian i Forcave Rezervë Operacionale të NATO-s. Në një njoftim të shkurtër, NATO ka thënë se po vazhdon ta përmbushë mandatin e saj të përcaktuar me Rezolutën 144 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s është dislokuar në Kosovë, si…
Lajme
Të martën në Kosovë është dislokuar një batalion italian i Forcave Rezervë Operacionale të NATO-s.
Në një njoftim të shkurtër, NATO ka thënë se po vazhdon ta përmbushë mandatin e saj të përcaktuar me Rezolutën 144 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s është dislokuar në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s – KFOR. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në një njoftim.
Kujtojmë se disa shtete kanë rritur prezencën e tyre të ushtarëve në Kosovë për shkak të zhvillimeve në Veri, e sidomos pas sulmit në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku.
The Italian Battalion from #NATO‘s Operational Reserve Force has been deployed in Kosovo, as part of the NATO-led peacekeeping mission – KFOR. #KFOR continues to fulfill its UN mandate to ensure a safe and secure environment for all communities in #Kosovo. pic.twitter.com/QI2EMoK7HJ
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) December 5, 2023