Diskutohen përfitimet që Kosova ka nga marrëveshja me vendet e EFTA-së

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) sot mban konferencë për media ku do të diskutohet gjerësisht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e EFTA-së dhe përfitimet që bizneset vendore do t`i kenë. Për dallim nga vendet e rajonit, të cilat kanë nënshkruar më herët një marrëveshje të tillë, Republika e…

Lajme

03/02/2025 08:34

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) sot mban konferencë për media ku do të diskutohet gjerësisht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e EFTA-së dhe përfitimet që bizneset vendore do t`i kenë.

Për dallim nga vendet e rajonit, të cilat kanë nënshkruar më herët një marrëveshje të tillë, Republika e Kosovës është i vetmi vend në rajon që, përveç kapitullit të tregtisë së mallrave, ka negociuar edhe kapitullin e tregtisë së shërbimeve në këtë marrëveshje!. Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe kryetarët e shoqatave.

Ndryshe Kosova muajin e kaluar ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Davos të Zvicrës, anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thanë se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të dyanshme.