Diskutimet për kryetarin e LDK-së, Rama: S’besoj që kanë nevojë për mua, aty ka njerëz të mrekullueshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se aktualisht nuk e sheh veten në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në rast se kryetari i tanishëm i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, do të zgjidhej president i Kosovës. I pyetur nëse do ta merrte drejtimin e LDK-së në një situatë të tillë, Rama tha se fokusi…

Lajme

13/01/2026 12:32

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se aktualisht nuk e sheh veten në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në rast se kryetari i tanishëm i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, do të zgjidhej president i Kosovës.

I pyetur nëse do ta merrte drejtimin e LDK-së në një situatë të tillë, Rama tha se fokusi i tij mbetet qeverisja e kryeqytetit. “Unë jam kryetar i kryeqytetit dhe kam një mandat katërvjeçar. Kemi njerëz të mrekullueshëm brenda partisë që mund t’i çojnë proceset përpara”, u shpreh ai.

Rama theksoi se nuk beson se partia ka nevojë për të në këtë rol, por shtoi se është i gatshëm të ndihmojë kurdo që të kërkohet. “Fokusi im është kryeqyteti dhe qytetarët e tij. Kur je për kryeqytetin, je për gjithë Kosovën”, deklaroi Rama.