“Diskutime të sinqerta” për Ukrainën, Sirinë dhe Iranin

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka vlerësuar se ka pasur përparim të prekshëm në zbatimin armëpushimin që kishte për qëllim dhënien fund të luftimeve në lindje të Ukrainës.

Bota

02/03/2015 14:13

Duke folur në Këshillin për të drejtat Humane të OKB-së në gjenevë, pas takimit me homologun e tij amerikan, Lavrov ka thënë se armatimi i fundit është duke u tërhequr nga vija e frontit, njofton BBS, transmeton lajmi.net.

Lavrov i bëri thirrje qeverisë ukrainase të distancohet siç tha ai nga “ekstremistët” dhe kërkoi nga Kievi zyrtar për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të dy rajoneve ku prorusët luftuan me forcat qeveritare.

Nga na e tij, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i bëri thirrje OKB-së për të shqyrtuar shkeljet e të drejtave të njeriut në konfliktin e Ukrainës, ku sipas një raporti të UNCHR-së, brenda një viti janë vrarë më shumë se 6000 veta.

Ndërsa pas takimit në margjina të Këshillit për të Drejta Humane të OKB-së, Sekretari Kerry ka shkruar në Twitter se me shefin e diplomacisë ruse kanë pasur “diskutime të sinqerta” për Ukrainën, Sirinë dhe programin bërthamor të Iranit.